Maratona e Tiranës të dielën, kufizime për automjetet dhe ndryshime në linjat urbane

Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, që mbahet këtë vit të dielën, do të sjellë ndryshime në lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të kryeqytetit. Për zhvillimin e aktivitetit, Bashkia e Tiranës dhe Policia e Shtetit kanë përgatitur së bashku masat për devijimin e trafikut.

Qarkullimi do të kufizohet duke filluar nga ora 08.00 deri në orën 16:00.

Të lidhura

None found

Në datë 15.11.2026, gjatë intervalit 08.00-16.00, brenda unazës së madhe nuk do të lejohet lëvizja e automjeteve për transport të përzier, mjeteve teknologjike dhe atyre për transport pasagjerësh. Nga ky ndalim përjashtohen mjetet e transportit urban qytetas.

Bllokimi përfshin sheshin “Nënë Tereza” dhe të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si edhe rrugët “Gjergj Filipi”, “Papa Gjon Pali II”, “Ismail Qemali”, “George W. Bush”, “Urani Pano”, “Ismail Ndroqi” dhe “Abdi Toptani”. Në listë janë gjithashtu bulevardi “Zog I”, “Bulevardi i Ri”, rrugët “Ded Gjo Luli”, e “Durrësit”, e “Kavajës” dhe “Myslym Shyri”, si dhe rrugët “Ibrahim Rugova” e “Lek Dukagjini”.

Në bulevardin “Zhan D’Ark”, ndalimi i kalimit do të zbatohet nga kryqëzimi me rrugën “George W Bush” deri te kryqëzimi me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në bulevardin “Bajram Curri” do të bllokohet pjesa nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek ura e rrugës së Elbasanit. Për bulevardin “Gjergj Fishta”, kufizimi shtrihet nga kryqëzimi me bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri në kryqëzimin me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Masat për bllokimin prekin edhe Unazën e Mesme, me përjashtim të segmentit nga ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, si dhe rrugët “Luigj Gurakuqi”, e “Dibrës”, e “Barrikadave” dhe “Mine Peza”. Në rrugën e “Kavajës”, kufizimi përfshin pjesën nga ura te shkolla teknologjike deri në kryqëzimin “21 Dhjetori”.

Do të bllokohet gjithashtu rruga “Vaso Pasha”, segmenti i rrugës “Ismail Qemali” nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, si dhe pjesa e rrugës “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në pikën ku rruga e “Elbasanit” kryqëzohet me bulevardin “Zhan D’Ark”, automjetet do të orientohen me drejtime të detyruara, përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Dibrës”, lëvizja do të drejtohet për në rrugën e Barrikadave, ndërsa në kryqëzimin e rrugës “Hoxha Tahsim” do të ndiqet drejtimi për në rrugën “Tefta Tashko Koco”.

Për shkak të pezullimit të qarkullimit, drejtime të detyruara do të vendosen në kryqëzimin e bulevardit “Zogu I” me rrugën “Fortuzi”. Në rrugën “Mine Peza” do të aplikohet i njëjti orientim për të shmangur segmentin e bllokuar të rrugës së “Durrësit”, ndërsa në kryqëzimin “21 Dhjetori” devijimet do të lidhen me mbylljen e segmentit të rrugës së “Kavajës”.

Në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” do të ketë drejtim të detyruar për shkak të pezullimit të lëvizjes në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” që del në unazë. Ndërkohë, në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtimet e detyruara do të zbatohen si pasojë e bllokimit të segmentit të bulevardit “Bajram Curri”.

Qarkullimi do të orientohet me drejtime të detyruara edhe në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, për shkak të pezullimit të kalimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugëve “Abdyl Frashëri” dhe “Vaso Pasha”, drejtimet e detyruara do të shërbejnë për devijimin e mjeteve nga segmenti i bllokuar i rrugës “Vaso Pasha” që del në rrugën “Ibrahim Rugova”. Edhe në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari” do të vendoset drejtim i detyruar, për shkak të pezullimit të qarkullimit në segmentin me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Ndryshime do të pësojnë edhe itineraret e autobusëve urbanë. Shërbimi i linjave Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” do të ndërpritet përkohësisht.

Përkohësisht nuk do të funksionojnë as linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja”, linja Nr. 11 Porcelani dhe linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt”.

Autobusët e linjës Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” do të devijohen te sheshi “Willson”. Për linjën Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër”, devijimi do të bëhet te kryqëzimi “21 Dhjetori” dhe te sheshi “Karl Topia”.

Sheshi “Karl Topia” do të jetë pika e devijimit për linjën Nr. 4 “Qendër – QTU-Megatek – City Park” dhe linjën Nr. 5/B “Institut – Qendër”. Linja Nr. 5/A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” do të ndryshojë drejtimin te ura e rrugës së “Elbasanit”, kurse linja Nr. 6 “Laprakë” do të devijohet në bulevardin “Zogu I”.

Itinerari i linjës Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” do të ndryshojë te rruga e “Elbasanit”, në rrethrotullimin “Qyteti Studenti”. Për linjën Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit”, devijimi është parashikuar te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharre” do të ndjekë devijimin te kryqëzimi “21 Dhjetori”, drejt urës “Vasil Shanto” e më pas drejt pallateve me shigjeta; shërbimi në pjesën e mbetur do të pezullohet përkohësisht. Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” do të devijohet nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori”, për të vijuar drejt urës “Vasil Shanto” dhe më tej te pallatet me shigjeta, ndërsa pjesa tjetër do të ndërpritet përkohësisht.

Për linjën Nr. 13 “Tirana e Re”, devijimi do të kryhet te sheshi “Willson”, ndërsa për pjesën tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” do të ndryshojë itinerarin në rrugën e “Kavajës”, në kryqëzimin me rrugën “Muhamet Gjollesha”, i njohur si kryqëzimi “21 Dhjetori”. Pjesa tjetër e saj do të devijohet në kryqëzimin me rrugën e Barrikadave.


Shtuar më 13.11.2026 11:34

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet