Dy vatra zjarri janë regjistruar në Gramsh që prej mbrëmjes së djeshme, rreth orës 20:00, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
Vatra e parë është regjistruar në fshatin Bulçar, në njësinë administrative Kodovjat, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe pyjore dhe shkurre.
Vatra e dytë është regjistruar në fshatin Snosëm, në njësinë administrative Kukur, ku flakët kanë përfshirë ushqim për bagëtitë, konkretisht balla bari.
Zjarrfikësit e Gramshit ndodhen në terren që prej mbrëmjes së djeshme dhe po punojnë për shuarjen e dy vatrave të zjarrit.











Komente
Komento