Trajneri i Izraelit vlerëson Kosovën si kundërshtare të fortë, Revivo dhe Solomon në dyshim për ndeshjen

Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, tha në konferencë për shtyp se Roy Revivo dhe Manor Solomon mund të mungojnë në përballjen me Kosovën.

Sipas tij, dy futbollistët kryesorë të përfaqësueses po u nënshtrohen testeve mjekësore për të përcaktuar gjendjen e tyre. Një vendim përfundimtar për pjesëmarrjen e tyre pritet të merret më vonë.

Të lidhura

None found

Duke folur për ndeshjen ndaj Dardanëve, Ben Shimon e cilësoi Kosovën përfaqësuese të fortë dhe tha se të dy ekipet janë në nivel të përafërt. Ai pret një përballje interesante, ndërsa theksoi se Izraeli nuk mbështetet te rezultatet e mëparshme dhe se nesër do të shihet se si do të paraqitet përballë ekipit të mirë të Kosovës.

Ndeshja Kosovë–Izrael është paraparë të luhet nesër (e shtunë), në orën 15:00, në stadiumin Fadil Vokrri. Takimi është i vlefshëm për raundin e pestë të Ligës B të Ligës së Kombeve.


Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet