Dikur tejet të pavarura, tri organizatat më të mëdha mafioze të Italisë kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet për të krijuar një aleancë të fuqishme. Camorra e Napolit, 'Ndrangheta nga Kalabria dhe Cosa Nostra me bazë në Siçili, kanë krijuar një federatë "mafioze me tri koka", sipas hetuesve italianë.