Një 52-vjeçar banues në Podgoricë, Mal i Zi kan rënë në prangat e policisë së Shkodrës.
Sipas njoftimit të policisë, ai ishte shpallur në kërkim nga kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
52-vjeçari pritet të ekstradohet drejt vendit fqinj.
“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve për kapjen e shtetasve në kërkim, kanë finalizuar operacionin e koduar “Zogaj”. Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në këtë shtet, shtetasi malazez:
-A. S., 52 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Podgorica, pasi Gjykata e Podgoricës, me vendimin e datës 27.11.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit”, njoftoi sot policia.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë










Komente
Komento