Kuvendi i Kosovës ratifikoi katër marrëveshje ndërkombëtare: tri ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe një me Belgjikën.
Marrëveshjet me Suedinë përfshijnë ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Me Belgjikën u ratifikua Traktati për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale.
Të lidhura
None found
Marrëveshjet u paraqitën për miratim nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila i vlerësoi si të dobishme për vendin. Ato morën mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe.
Kuvendi miratoi gjithashtu planin e tij të punës për sesionin vjeshtor.








