Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në paraburgim, një ditë pas arrestimit të tij. Për shkak të komplikacioneve, ai është transportuar mbrëmjen e djeshme në Spitalin Rajonal të Fierit, të njëjtin institucion që drejtonte deri në momentin e arrestimit.