Kryesore

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga detyra e kreut të IKMT

12:24 - 13.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afrim Qendro ka dhënë dorëheqje nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), vetëm pak muaj pasi ishte emëruar në krye të këtij institucioni.

Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, ndërsa deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me vendimin dhe arsyet që kanë çuar në largimin e tij.

Qendro mori drejtimin e IKMT-së në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar Dallëndyshe Bicin. Emërimi i tij erdhi pas largimit nga posti i Prefektit të Qarkut Tiranë.

Gjatë karrierës së tij në administratën publike, Afrim Qendro ka mbajtur disa poste të rëndësishme, mes tyre drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe atë të Prefektit të Tiranës.

Për momentin mbetet e paqartë se kush do ta zëvendësojë Qendron në krye të IKMT-së dhe nëse largimi i tij lidhet me ndonjë ndryshim më të gjerë në drejtimin e institucionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.