Jep dorëheqjen nga detyra kreu i IKMT-së, Afrim Qendro.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga burime pranë Ministrisë së Brendshme, vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi.

Ai zëvendësoi në krye të IKMT-së, Dallëndyshe Bicin në shkurt të vitit 2026. Kujtojmë se më herët Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe ka qenë Prefekt i Qarkut Tiranë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: