Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, është takuar me të rinj shqiptarë që kanë qenë pjesë e programeve të shkëmbimit amerikan.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksohet se takimi kishte në fokus dëgjimin e ideve dhe këndvështrimeve të të rinjve, si dhe diskutimin mbi mënyrat se si Shtetet e Bashkuara mund t’i mbështesin ata në realizimin e propozimeve të tyre.
Në qendër të diskutimit ishte roli i të rinjve në zhvillimin e komuniteteve dhe zbatimi i zgjidhjeve konkrete për sfidat me të cilat përballen.
“Të frymëzuar nga Amerika, ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në mesazhin e Ambasadës amerikane.
View this post on Instagram
Shfaq Komentet (0)






