Shkëmbim sulmesh Rusi-Ukrainë, goditen objektivat strategjike dhe infrastruktura energjitike
Ndonëse palët janë në bisedime intenvsive për arritjen e paqes, duket se sulmet e ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve strategjike vijojnë të intensifikohen.
Moska pretendon se ka goditur disa fabrika të prodhimit të dronëve, objekte ushtarako-industriale dhe dy nënstacione elektrike në territorin ukrainas.
Nga ana tjetër, Kievi njofton se ka goditur pesë rafineri të mëdha ruse të naftës, mes tyre edhe rafinerinë e omskut, ku pas sulmit të fundit shpërthyen flakët.
Ndërkohë, një tjetër sulm rus gjatë natës ka goditur një strukturë mjekësore në kryeqytetin ukrainas.
Si pasojë, një person mbeti i plagosur, ndërsa 30 të tjerë u evakuuan. ekipet e emergjencës ndërhynë për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin e personave të bllokuar.
Goditjet e përsëritura tregojnë se infrastruktura strategjike mbetet një nga objektivat kryesore të të dyja palëve.




