Goditet një rast i shitjes së drogës në Durrës, arrestohet 35-vjeçari! Policia i gjen kanabis edhe në banesë

13 Nëntor 2026 | 13:07

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Arrestimi i tij në Qerret ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi kanabis.

Pas zbulimit të drogës, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e 35-vjeçarit ku iu gjet një tjetër sasi kanabis. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

“Durrës/Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Posedonte lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim shitjen, kapet në flagrancë në Qerret dhe arrestohet 35-vjeçari.   

Sekuestrohet lënda narkotike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, goditën një rast të kësaj veprimtarie dhe arrestuan autorin e dyshuar, L. K., 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës.   

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, në vendin ku u ndalua, në Qerret, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesë iu gjet një tjetër sasi e kësaj lënde.  Lënda narkotike, të cilën ky shtetas e posedonte me qëllim shitjen, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori Wendt takim me studentët: Ndërtojnë të ardhmen e Shqipërisë, të frymëzuar nga SHBA

Ambasadori amerikan, Eric Wendt ka vijuar takimet pas marrjes së detyrës së tij të re, ku kësaj here është takuar me studentë të rinj të cilët...
12:59 | 13/11/2026

Tjetërsuan pronën e një personi, gjykata cakton masë “Arrest me burg” për 3 zyrtarët e Kadastrës Fier dhe noteres

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj drejtorit të Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, dhe dy zyrtarëve të tjerë, të...
12:51 | 13/11/2026

Po udhëtonte me taksi i armatosur, arrestohet 30-vjeçari me precedent penal! Në pranga edhe pasagjeri tjetër

Dy persona janë vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës, pasi njëri prej tyre u kap i armatosur me pistoletë në taksinë...
12:25 | 13/11/2026