U mbyll vetëm për një ditë, por “çmendi” internetin! Pse njoftimi i Ambasadës së Finlandës u bë viral në mbarë botën

13 Nëntor 2026 | 13:06

Një njoftim i zakonshëm për mbylljen e përkohshme të Ambasadës së Finlandës në Canberra të Australisë është kthyer në një fenomen viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar miliona shikime, mijëra meme dhe reagime humoristike nga përdorues, kompani e institucione në mbarë botën.

Gjithçka nisi me një postim në Instagram, ku ambasada njoftonte se do të qëndronte e mbyllur të martën, më 10 nëntor 2026, për t’u rihapur të mërkurën. Ajo që dukej si një njoftim rutinë për orarin e punës u shndërrua brenda pak orësh në një trend ndërkombëtar, me përdorues që publikonin video humoristike sikur ishin të zhgënjyer nga pamundësia për të vizituar ambasadën.

Në këtë valë reagimesh u përfshinë edhe biznese dhe institucione. Një qendër noti në Canberra ftoi qytetarët që kishin planifikuar të vizitonin ambasadën të kalonin kohën në pishinën e saj, ndërsa agjencia turistike Visit Canberra publikoi një mesazh për rihapjen e saj, duke sugjeruar vizita në sauna dhe restorante të tjera të kryeqytetit australian. Edhe HBO Australia, Red Bull dhe llogari të shumta ndërkombëtare iu bashkuan humorit.

Stafi i ambasadës iu përgjigj me ironi shumë prej postimeve. Një prej përgjigjeve më të komentuara ishte ajo drejtuar një përdoruesi amerikan, ku ambasada falënderonte kompaninë ajrore për reagimin e shpejtë dhe uljet e çmimeve të fluturimeve si mbështetje emocionale. Një tjetër përgjigje, duke iu referuar natyrës së rezervuar të finlandezëve, ishte: “Po prisnim të mbyllje telefonin që të të shkruanim me mesazh”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meta shpjegon si funksionon “Your Algorithm”, mjeti që u jep përdoruesve më shumë kontroll mbi Facebook-un

Funksioni u mundëson përdoruesve të zgjedhin temat që dëshirojnë të shohin më shumë ose më pak dhe të personalizojnë përmbajtjen që u shfaqet, sipas preferencave...
12:36 | 13/11/2026

Peskov: Evropianët do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Ukrainë nëse shohim qëllimet e tyre të sinqerta

Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Rusia do të ishte e hapur për pjesëmarrjen e evropianëve në bisedimet e paqes për Ukrainën,...
12:30 | 13/11/2026

Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft, çfarë shkoi keq dhe a rrezikohen të dhënat tona?

Një defekt në një pjesë të infrastrukturës së serverëve të Microsoft-it i ka shkëputur njerëzit nga email-i i Outlook-ut, Teams dhe mjetet e tjera të...
12:09 | 13/11/2026