Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë gjetur një pikë të përbashkët dakordësie për kalimin drejt një sistemi proporcional kombëtar, por propozimet e tyre ndryshojnë sa i përket numrit të deputetëve dhe mënyrës së zgjedhjes së tyre. PS kërkon që ky ndryshim të shoqërohet me reduktimin e numrit të deputetëve nga 140 në 101, ndërsa PD këmbëngul për lista 100% të hapura, duke kërkuar që qytetarët të kenë mundësi të votojnë drejtpërdrejt për kandidatët dhe jo vetëm për subjektet politike. Nëse për sistemin proporcional kombëtar palët kanë gjetur një pikë afrimi, mbetet për t’u parë nëse do të arrijnë një kompromis deri më 30 nëntor për numrin e mandateve dhe formulën e përzgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend.