Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 52-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ky i fundit kërkohej nga autoritetet malazeze, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në fushën e lëndëve narkotike. Blutë e Shkodrës, në bashkëpunim me me autoritetet e Malit të Zi, lokalizuan 53-vjeçarin, duke bërë të mundur arrestimin e tij u kap në fshatin Zogaj, në afërsi të kufirit me Malin e Zi me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj. Gjykata e Podgoricës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon procedurat për ekstradimin e 52-vjeçarit.