Zbulohen 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë, konfiskohen 37 mijë e 500 euro, çfarë deklaroi drejtuesi i automjetit Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, për çështjen e pagave të gjyqatarëve.
Siç pohuan burime të sigurta për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha, Gentian Keri u pyet nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Keri ka deklaruar se ka zbatuar ligjin. Ndërkohë, lidhur me pretendimin e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka dëshmuar në SPAK se është kërcënuar prej tij, sekretari i Përgjithshëm është shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares, pasi ajo nuk kishte zbatuar ligjin.
Çështja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve u kallëzua në SPAK në muajin shtator. Si persona të kallëzuar, përveç Kerit, është edhe ministri i Financave, për të cilin ende nuk është vendosur se kur do të merret në pyetje.
Top Channel