Ancelotti qetëson Barcelonën për Raphinhën: Shëndeti i lojtarëve është prioritet, nuk do të rrezikojmë

13 Nëntor 2026 | 13:23

Carlo Ancelotti ka dërguar një mesazh qetësues për Barcelonën dhe klubet e tjera, duke garantuar se Brazili nuk do të rrezikojë shëndetin e futbollistëve në dy miqësoret e këtij grumbullimi. Shqetësimi kryesor i katalanasve lidhet me Raphinhas, i cili është dëmtuar në tri paraqitjet e fundit me kombëtaren.

“Prioriteti është gjithmonë shëndeti i lojtarit. Nëse një futbollist stërvitet plotësisht dhe është në formë të mirë, mund të luajë. Ne i menaxhojmë minutat dhe, nëse nuk stërvitet, nuk luan”, deklaroi Ancelotti në prag të sfidës me Japoninë në Singapor.

Tekniku italian u përpoq të largonte çdo shqetësim nga klubet, duke theksuar se stafi i Brazilit ka informacionin e nevojshëm për të monitoruar gjendjen fizike të lojtarëve.

“Klubet mund të jenë të qeta. Përparësia e të gjithëve është shëndeti i sportistit. Duam që lojtarët të kthehen të gatshëm, të përgatitur dhe pa pasur nevojë për kontrolle të tjera mjekësore”, shtoi trajneri i Seleçaos.

Ancelotti foli edhe për Bruno-n, i cili ka pasur një shqetësim të lehtë dhe nuk është stërvitur plotësisht, por sipas tij është në gjendje të luajë. Megjithatë, minutat e tij do të varen nga vlerësimi i stafit teknik dhe mjekësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Upamecano largohet nga kombëtarja franceze, Konaté në garë për një vend titullari

Mbrojtësi Dayot Upamecano u largua nga kampi i ekipit kombëtar francez për ndeshjet e Ligës së Kombeve “për arsye personale”, tha të premten Federata Franceze...
13:20 | 13/11/2026

Pas largimit, Ronaldo do të nderohet në ndeshjen me Danimarkën! Të gjithë lojtarët e Portugalisë do të mbajnë numrin 7

Pak ditë më parë, Cristiano Ronaldo njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja portugeze , duke i dhënë fund një karriere 23-vjeçare gjatë së cilës bëri...
12:20 | 13/11/2026

Bruni Fernandes refuzon ofertën e dytë për një kontratë të re nga Manchester United

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes ka refuzuar një ofertë të dytë kontrate nga klubi. Mesfushori portugez do të jetë pa kontratë në fund të...
11:58 | 13/11/2026