Mbjellja e grurit me kosto të lartë, fermerët në Kukës ankohen për shtrenjtimin e naftës dhe mungesën e mbështetjes

13/11/2026 13:32

Në arat e Bushatit, Qazim Hoxha ka nisur përgatitjet për mbjelljen e grurit.

Por këtë vit, puna në bujqësi po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi shpenzimet janë rritur dhe ndihma nga shteti mungon.

Qazimi thotë se pa ndihmën e shtetit, mbjellja dhe puna në tokë po bëhen gjithnjë e më të vështira.

Të njëjtin shqetësim ndan edhe traktoristi Haki Elezi, i cili thotë se çmimi i naftës dhe i imputeve bujqësore po rëndon ndjeshëm punën e fermerëve.

Në këto kushte, shumë parcela në Kukës rrezikojnë të mbeten djerrina. Ndërsa në treg, gruri dhe mielli i importuar nga Kosova e Serbia po zënë vendin e prodhimit vendas, kryesisht për shkak të çmimit më të ulët. Banorët, megjithatë, ngrenë shqetësime për cilësinë e tyre.

Top Channel