150 mijë euro të padeklaruara zbulohen në doganën e Vërmicës, konfiskohen një pjesë e parave
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar 150 mijë euro të padeklaruara në një makinë në pikën kufitare të Vërmicës.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Kosovës, ku zyrtarët e Sektorit të Antikontrabandës kanë ndaluar për kontroll një veturë. Drejtuesi sipas Doganës fillimisht kishte thënë se nuk kishte asgjë për të deklaruar.
Gjatë kontrollit të detajuar, Dogana njofton se në veturë janë gjetur para të padeklaruara. Sipas Doganës, drejtuesi fillimisht kishte deklaruar se shuma ishte 120 mijë euro, ndërsa pas numërimit është konstatuar se bëhej fjalë për 150 mijë euro, të gjitha në kartëmonedha prej 50 eurosh.
Nga kjo shumë, 37 mijë e 500 euro janë konfiskuar për mosdeklarim, ndërsa 112 mijë e 500 euro janë mbajtur për ruajtje deri në përfundimin e procedurave përkatëse.
Për rastin Dogana ka njoftuar Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorinë kompetente në Prizren.
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e qarkullimit të paligjshëm të mjeteve monetare, forcimin e kontrolleve kufitare dhe bashkëpunimin me institucionet kompetente në luftën kundër aktiviteteve të kundërligjshme financiare”, thuhet në njoftimin e Doganës.
E rëndë në Austri, 47-vjeçari nga Kosova vret gruan! Besonte se ajo ishte shtrigë
Kuvendi i Kosovës ratifikon marrëveshjen me Suedinë për transferimin e personave të dënuar
Mehmet Kraja: Keq-të-folurit dhe keq-të-lexuarit shqip tashmë ka arritur të marrë status shtetëror në Kosovë
- 14:06 Aksident i rëndë në Indi, kamioni përplaset me autobusin! 23 viktima dhe disa të plagosur
- 13:54 Studimi: Rreziku i demencës rritet me numrin e cigareve të pira në ditë
- 13:44 Protesta në dhjetëra qytete të Francës të shtunën, 70 mijë forca policie në gatishmëri për tubimin e madh
- 13:35 Lista Studentore paralajmëron rihapjen e rasteve të vdekjeve në sistemin e mbrojtjes dhe hetimin e tregtisë së armëve
- 13:35 Furnizon Ukrainën, prodhuesi gjerman i dronëve raporton për një sulm kibernetik
- 13:24 Bisedimet e paqes për luftën në Ukrainë, Kallas: Evropa nuk duhet të bie në kurthet që po ngre Rusia