Merz nga Dublini: Nuk negociojmë një sistem të ri sigurie evropian, Trump të shmangë surprizat në takimin me Putinin

13 Nëntor 2026 | 14:21

“Nuk ka nevojë të diskutohet me Moskën një sistem i ri sigurie evropian, sepse ai tashmë ekziston”, tha kancelari gjerman Friedrich Merz në margjinat e samitit informal evropian në Dublin.

“Rusia dëshiron të diskutojë çështje që lidhen me sistemin evropian të sigurisë. Ne nuk kemi nevojë ta diskutojmë sepse ai tashmë ekziston”, tha ai.

Duke iu referuar bisedimeve për Ukrainën, kancelari tha se “pjesëmarrja e Gjermanisë është e vetëkuptueshme”.

Friedrich Merz i bëri thirrje gjithashtu Donald Trump që të mos shkaktojë “surpriza” gjatë bisedimeve mbi Ukrainën me Vladimir Putinin në Kinë.

“Disa këtu në Dublin kanë frikë se kjo do të bëhet një ‘Ankorazhi’ i dytë”, tha ai.

“Prandaj, dua ta bëj mesazhin tonë për Shtetet e Bashkuara shumë të qartë: ju lutem, asnjë surprizë. Vazhdoni të luani si pjesë e ‘Ekipit të Evropës’ dhe ‘Ekipit të Ukrainës'”, paralajmëroi Friedrich Merz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trumpi i kërkon Vance-s të zhvendosë fokusin nga Irani te lufta kundër “korrupsionit dhe krimit”

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi zëvendëspresidentit JD Vance që ta zhvendosë vëmendjen nga lufta me Iranin dhe, në vend të kësaj, t’i përkushtohet luftës...
14:15 | 13/11/2026

Aksident i rëndë në Indi, kamioni përplaset me autobusin! 23 viktima dhe disa të plagosur

Të paktën 23 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi një kamion u përplas me një autobus në shtetin verilindor të Assamit...
14:06 | 13/11/2026

Studimi: Rreziku i demencës rritet me numrin e cigareve të pira në ditë

Një rishikim shkencor që përfshinte rreth 2.8 milionë njerëz zbuloi se pirja e duhanit shoqërohet me një rrezik në rritje të demencës, sëmundjes së Alzheimerit...
13:54 | 13/11/2026