Mbrojtësi i majtë i Kosovës, Dion Gallapeni ka vlerësuar atmosferën në kampin e Dardanëve dhe intensitetin e punës në stërvitje, në prag të dy ndeshjeve të rëndësishme.

Gallapeni, ka shprehur optimizëm para përballjes me Izraelin, duke thënë se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera në kampin e Dardanëve është mjaft pozitive.


Futbollisti kosovar ka theksuar se rëndësia e dy ndeshjeve të ardhshme ka ndikuar edhe në intensitetin e punës gjatë seancave stërvitore, ndërsa shpreson që përgatitjet të konkretizohen me rezultate pozitive.

“Normalisht atmosfera është mjaft e mirë, duke marrë parasysh rëndësinë e këtyre dy ndeshjeve. Jemi përgatitur mirë, ka pasur intensitet në stërvitje edhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv”, ka deklaruar Gallapeni.

Kosova të shtunën përballet me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 15:00, ndërsa më pas e pret udhëtimi drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.