Friday / November 13 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shoqëritë tregtare, ligji i ri shtrëngon kontrollin mbi administratorët dhe konfliktet e interesit

Share Share Icon

Personat e dënuar për vepra penale ekonomike ose kundër pasurisë do të përballen me kufizime për drejtimin e bizneseve në Shqipëri, ndërsa shoqëritë tregtare do t’u nënshtrohen kërkesave më të rrepta për kontrollin e konflikteve të interesit dhe transparencën e transaksioneve me personat e lidhur.

Ndryshimet parashikohen në ligjin nr. 119/2026, që ndryshon ligjin “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të miratuar më 29 tetor dhe të botuar në Fletoren Zyrtare tkete te premte. Rregullat përfshijnë administratorët, anëtarët e këshillave drejtues dhe mbikëqyrës, si dhe marrëdhëniet financiare ndërmjet shoqërive dhe ortakëve apo personave të lidhur me ta.

Sipas ligjit, personat e dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike nuk mund të ushtrojnë funksione drejtuese për një afat deri në pesë vjet nga data e dënimit.

Kufizimi shtrihet edhe te personat e dënuar jashtë vendit për vepra të ngjashme, si dhe te ata që kanë ndalim për ushtrimin e një profesioni që lidhet me aktivitetin e shoqërisë. Për të regjistruar një administrator ose anëtar të organeve drejtuese, bizneset do të duhet të paraqesin përmes portalit e-Albania dokumentacionin zyrtar që vërteton se personi i emëruar nuk është subjekt i këtyre ndalimeve.

Qendra Kombëtare e Biznesit do të krijojë dhe administrojë një modul të posaçëm me të dhënat e personave që nuk mund të mbajnë funksione drejtuese ose mbikëqyrëse në shoqëritë tregtare.

Ligji parashikon gjithashtu që emërimi i një administratori apo anëtari të këshillit drejtues të përfundojë nëse, pas marrjes së detyrës, krijohen rrethana që do ta kishin penguar emërimin e tij. Në rastet e përcaktuara nga ligji, drejtuesit kanë detyrimin të njoftojnë shoqërinë brenda tri ditëve.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm prek transaksionet mes bizneseve dhe personave të lidhur me administratorët, ortakët apo aksionarët. Për veprimet që kërkojnë autorizim, shoqëritë duhet të deklarojnë kushtet e transaksionit, natyrën e interesit dhe të sigurojnë miratimin paraprak nga organet përkatëse.

“Personat të cilët kërkojnë miratim për një transaksion […] nuk mund të marrin pjesë në votimin për miratimin e transaksionit e nuk llogariten në kuorum”, përcakton ligji.

Rregullat për konfliktin e interesit përfshijnë edhe marrëdhëniet me familjarët dhe persona të tjerë, lidhjet personale ose financiare të të cilëve mund të ndikojnë vendimmarrjen në kundërshtim me interesat e shoqërisë.

Nga ana tjeter, ligji përjashton nga këto procedura të posaçme transaksionet e zakonshme të biznesit, të kryera në kushte normale tregtare, duke kërkuar që shoqëritë të krijojnë mekanizma të brendshëm për vlerësimin e tyre.

Për shoqëritë e listuara në bursë vendosen kërkesa shtesë. Transaksionet me palë të lidhura që tejkalojnë 1.5% të totalit të aseteve, individualisht ose të marra së bashku gjatë të njëjtit vit financiar, kërkojnë miratim paraprak nga këshilli i administrimit, këshilli mbikëqyrës ose një komitet i caktuar.

Këto shoqëri duhet të publikojnë informacionin përkatës, përfshirë palët e përfshira, datën dhe vlerën e transaksionit. Sipas ligjit, informacioni duhet të mbetet në faqen zyrtare të shoqërisë për një periudhë jo më të shkurtër se pesë vjet.

Ndryshimet vendosin edhe detyrimin për mbajtjen e regjistrave të posaçëm me të dhënat e administratorëve, ortakëve dhe aksionarëve, si dhe rregulla për dokumentimin e marrëdhënieve ndërmjet shoqërisë dhe aksionarit të vetëm.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa dispozitat që lidhen me procedurat elektronike të QKB-së do të zbatohen pas përditësimit të sistemit dhe miratimit të rregullave teknike përkatëse.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

9-mujori, fitimi i sektorit bankar u rrit me 5%

Fitimi i sektorit bankar për 9-mujorin është rritur lehtë krahasuar me një vit më parë, i ndikuar kryesisht nga rezultati i Bankës Kombëtare Tregta...

1 hour më parë 4 Min Lexim

Struktura e shpenzimeve, shqiptarët punojnë për të mbijetuar (ushqyer), europianët për të jetuar

Sipas hierarkisë së nevojave të psikologut Abraham Maslow, njerëzit përpiqen fillimisht të sigurojnë nevojat bazë për mbijetesë, si ushqimi dhe str...

2 hours më parë 4 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!