Kryedemokrati, Sali Berisha, nga seli e PD, ka folur lidhur me zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 9 maj 2027.
Në një konferencë për mediat, Berisha ka bërë thirrje për një bashkim të madh opozitar kundër partisë në pushtet.
Ai është shprehur se është absolutisht kundër votimit elektronik, ndërsa u shpreh se PD është 100% për lista të hapura
“KQZ aktuale e damkosur në raportet ndërkombëtare. Jam për të drejta të barabarta në KQZ mes pozitës dhe opozitës. Jemi 100% për listat e hapura për zgjedhjene kandidatëve për Këshillin Bashkiak”- tha Berisha ndër të tjera.













