Një shtetas i huaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zvicerane për trafik droge dhe pastrim parash, është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijes, teksa po hynte drejt Shqipërisë.

Ndalimi u bë gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve kufitare shqiptare dhe atyre greke.

Gjatë kontrollit të pasaportës, rezultoi se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti europian nga autoritetet zvicerane për veprat penale “Trafikim i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” dhe “Pastrim i parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale”.

Sipas legjislacionit zviceran, këto akuza parashikojnë një dënim maksimal deri në 20 vite burg.

Pas arrestimit, shtetasi i huaj u shoqërua në Sektorin për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë në Janinë. Çështja do t'i referohet Prokurorisë së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme procedurale dhe ekstradimin e tij.