Pas gati 13 vitesh në burg, lirohet 64-vjeçarja e dënuar me 25 vite për një vrasje që nuk e kreu

Monica Busetto ka dalë nga burgu pas gati 13 vitesh, pasi Gjykata e Apelit në Trento pranoi kërkesën e saj të dytë për rishikimin e procesit gjyqësor.

64-vjeçarja ishte dënuar përfundimisht me 25 vite burg për vrasjen e fqinjës së saj, 87-vjeçares Lida Taffi Pamio. Kjo e fundit u gjet e pajetë në banesën e saj në Mestre, në dhjetor të vitit 2012.

Të lidhura

None found

Disa vite më vonë, Susanna Milly Lazzarini pranoi se kishte vrarë Lida Taffi Pamion. Lazzarini ishte autore edhe e një vrasjeje tjetër, të kryer në vitin 2015.

Viktima tjetër e saj ishte Francesca Vianello, e vrarë në rrethana dhe me mënyra të ngjashme. Pas rrëfimit të Lazzarinit, nisi një betejë e gjatë ligjore për rishikimin e dënimit të Busettos, e cila kishte këmbëngulur se ishte e pafajshme.

Pranimi i kërkesës nga Gjykata e Apelit në Trento i hapi rrugën lirimit të saj, pas gati 13 vitesh të kaluara në qeli.

Çështja ka rikthyer vëmendjen te një prej rasteve gjyqësore më të bujshme në Itali, duke ngritur pikëpyetje për gabimet e mundshme të drejtësisë dhe vitet që Busetto kaloi në burg për një krim që, sipas rrëfimit të Lazzarinit, nuk e kishte kryer.


Shtuar më 13.11.2026 16:31

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet