Sport

Portugalia përgatit nderimet për Cristiano Ronaldon, ja nisma e futbollistëve të kombëtares luzitane

Përpara pak kohësh, Cristiano Ronaldo deklaroi tërheqjen e tij nga kombëtarja portugeze dhe tani kjo e fundit ka vendosur t’i bëjë një homazh të paprecedentë sulmuesit 41 vjeçar në ndeshjen që Portugalia do të luajë në Braga ndaj Danimarkës dhe që është e vlefshme për Nations League.

Të gjithë futbollistët e Portugalisë do të zbresin në fushën e lojës të veshur me fanellën me numrin 7 të ish kapitenit. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zhvilluar ditën e enjte mes presidentit të Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, trajnerit të skuadrës, Jorge Jesus dhe grupit të kapitenëve aktualë të skuadrës Bernardo Silva, Ruben Dias e Bruno Fernandes.

Cristiano Ronaldo u tërhoq nga kombëtarja portugeze pas 234 ndeshjeve të zhvilluara dhe 146 golave të shënuar që është një rekord absolut në futbollin botëror përsa iu përket skuadrave kombëtare

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.