Kostadinovski: Për Ligjin e Gjuhëve dhe Rastet e Hagës vendoset pas kompletimit të Gjykatës

13 Nëntor 2026 | 16:37

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, ka deklaruar se vendimmarrja për çështjet përfshirë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe katër rastet e Hagës që lidhen me konfliktin e vitit 2001, do të bëhet vetëm pasi të kompletohet përbërja e Gjykatës me zgjedhjen e gjyqtarit të fundit.

Kostadinovski tha se Gjykata ka miratuar një konkluzë sipas së cilës për çështjet me interes të gjerë publik do të vendoset vetëm kur institucioni të funksionojë me përbërje të plotë. Sipas tij, këto lëndë janë veçanërisht të rëndësishme, pasi vendimet për to mund të shkaktojnë tensione në shoqëri.

“Shpresoj që sa më shpejtë të kompletohet Gjykata Kushtetuese dhe e kam treguar konkluzën e Gjykatës. Gjykata jonë ka miratuar konkluzë që lëndët e ashtuquajtura të ndjeshme, gjegjësisht lëndët që kanë interes shumë të gjerë publik, siç është Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, Rastet e Hagës dhe lëndë të tjera, do të vendoset vetëm kur përbërja e Gjykatës Kushtetuese, deri atëherë nuk është në rregull, pasi janë lëndë shumë të rëndësishme që mund të krijojnë tensione, siç e shihni dhe krijojnë tensione në shoqëri”, tha Kostadinovski.

I pyetur nëse zvarritja e zgjedhjes së gjyqtarit të fundit është e qëllimshme me qëllim që të zvarritet vendimmarrja, Kostadinovski nuk e përjashton mundësinë.

“Është e mundshme që edhe të jetë edhe ajo të jetë arsyeja. Nuk mund të them”, shtoi Kostadinovski.

Lënda për Ligjin e Gjuhëve është më e vjetra në Gjykatën Kushtetuese e cila u nxor nga sirtari para dy vitesh, duke riaktualizuar debatin për zbatimin e shqipes në institucione. Kontestimi i Ligjit përfshin ligjin në tërësi, dekretin për shpalljen e tij dhe disa dispozita të veçanta. Në 13 iniciativa të parashtruara nga 46 subjekte kontestohen 18 dispozita të ligjit, ndërsa në një iniciativë tjetër kërkohet vlerësimi i të gjitha neneve. Megjithatë para vendimmarrjes finale, duhet të mbahet seancë përgatitore.

Nga ana tjetër, lënda tjetër e nxehtë është ajo që ka të bëjë me iniciativën e dorëzuar nga Pavle Trajanovi në shkurt të vitit 2024 i cili kërkon nga Gjykata Kushtetuese të shfuqizohet interpretimit autentik të nenit 1 të Ligjit për Amnisti, të miratuar nga Kuvendi në vitin 2011. Trajanov pretendon se përmes këtij interpretimi është zgjeruar në mënyrë të kundërligjshme amnistia e vitit 2002, duke përfshirë edhe katër rastet e Hagës: “Udhëheqësia e UÇK-së“, “Punëtorët e Mavrovës“, “Liqeni i Likovës“ dhe “Neproshteni”. Sipas tij, krimet e luftës kundër civilëve nuk parashkruhen dhe nuk mund të amnistohen përmes një interpretimi autentik. Ai argumenton se interpretimi i vitit 2011 është në kundërshtim me Kushtetutën, Kodin Penal dhe Konventat e Gjenevës. Nëse Gjykata e pranon iniciativën, mund të hiqet pengesa juridike që çoi në ndërprerjen e procedurave për këto katër raste.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pretendimet për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni

Rasti i dy të rinjve shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët pretendojnë se janë dhunuar fizikisht nga pjesëtarë të policisë në Shkup, ka nxitur...
12:07 | 10/10/2026

Von der Leyen në Shkup: Maqedonia e Veriut i përket BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian (BE), Ursula von der Leyen, deklaroi se Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Gjatë turneut të saj në vendet e Ballkanit...
16:48 | 02/10/2026

Von der Leyen në Shkup, kryeministri Mickoski zbulon detaje nga bisedimet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vijuar edhe këtë të premte turin e saj në Ballkan. Këtë të premte ajo ndodhet në...
14:51 | 02/10/2026