Kosova mbyll përgatitjet për përballjen me Izraelin, synon fitoren

Kosova ka përfunduar përgatitjet për takimin me Izraelin. Përzgjedhësi Franco Foda ka kërkuar që skuadra të luajë me intensitet të lartë dhe të ketë mbështetje të madhe nga tifozët.

Përballja e Grupit B3 të Ligës së Kombeve zhvillohet të shtunën, në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Një fitore do ta fuste Kosovën në garë për kreun e grupit. Ajo do t’ia forconte, së paku, pozitat për vendin e dytë, i cili siguron një vazo më të mirë në shortin e kualifikimeve për “Euro 2028”. Vendi i dytë i jep Kosovës edhe mundësinë të luajë në plejof për ngjitje në Ligën A, nivelin më të lartë të garës së organizuar nga UEFA.

Fitorja ndaj Izraelit do të shmangte gjithashtu largimin e Kosovës nga Liga B, një objektiv që Foda e ka pasur që në fillim të kësaj kampanje. Nëse Kosova nuk i mposht izraelitët dhe Austria nuk humbet përballjen tjetër me Irlandën, vendi i parë në grup bëhet i paarritshëm.

Pas katër ndeshjesh, Austria kryeson me tetë pikë. Kosova renditet e dyta dhe Irlanda e treta, të dyja me nga pesë pikë, ndërsa Izraeli mbyll grupin me dy pikë.

Për ndeshjen e parafundit të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve, Kosovës i janë shtuar dy mungesa: Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi janë liruar nga grumbullimi për shkak të lëndimeve. Jashtë skuadrës janë edhe Albian Hajdari e Florent Muslija.

Kampanjën Kosova do ta përfundojë të martën në Dublin, ku do të luajë kundër Irlandës.


Shtuar më 13.11.2026 16:43

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet