Partia Demokratike ka përpiluar dokumentin me propozimet për ndarjen e shtetit nga partia në procesin zgjedhor, duke parashtruar një paketë me 8 fusha kryesore: administratën publike, pushtetin normativ, fiskal dhe social, buxhetin, prokurimet dhe investimet, patronazhimin, kontrollin dhe pushtetin shtrëngues, të dhënat personale të qytetarëve, funksionet publike dhe aktivitetin zyrtar, si edhe komunikimi e media. PD propozon një reformë zgjedhore që synon ndarjen e shtetit nga partitë politike, forcimin e neutralitetit të administratës publike dhe ndalimin e përdorimit të burimeve publike për përfitime elektorale.