Frattesi largohet nga grumbullimi i Italisë, mesfushori humb sfidën kundër Belgjikës

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Pas fitores ndaj Francës, e cila e ka vendosur përkohësisht Italinë në krye të renditjes së Grupit 1 në Ligën e Kombeve (me 10 pikë, po aq sa “gjelat”, por në avantazh falë rezultateve në ndeshjet direkte), kombëtarja italiane u rikthye sot në stërvitje në Qendrën Sportive “Angelo Moratti” në Appiano Gentile.

Ekipi po përgatitet për ndeshjen e së dielës në Bruksel kundër Belgjikës, e cila është edhe sfida e fundit e fazës së grupeve; një barazim do të mjaftonte që ”të kaltërit” të siguronin një vend në çerekfinale.

Bëhet fjalë për një ndeshje vendimtare, por trajneri Mancini nuk do të ketë në dispozicion Davide Frattesin, një nga lojtarët më të dalluar mbrëmë, dhe jo vetëm për shkak të golit që çoi rezultatin në 2-1.

Mesfushori i Lazios është larguar nga grumbullimi për shkak të një problemi muskulor, çka e përjashton atë nga përballja me Belgjikën.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme