Sot duhej të ishte fundi i botës, zbulohet historia pas profecisë 66-vjeçare Italia po përballet këtë të premte, 13 nëntor, me një grevë 24-orëshe të transportit publik në Milano dhe Venecia, e cila pritet të shkaktojë ndërprerje dhe vonesa në shërbimin e autobusëve, tramvajeve dhe metrosë.
Sipas mediave italiane, në Milano, greva përfshin punonjësit e kompanisë ATM, që menaxhon rrjetin e metrosë, autobusëve dhe tramvajeve në qytet dhe në disa zona përreth, përfshirë Monza dhe Brianza. Protesta është thirrur nga sindikata Al Cobas dhe zgjat nga ora 00:00 deri në 23:59.
Megjithatë, shërbimi do të garantohet në dy fashat orare, nga fillimi i shërbimit deri në orën 08:45 dhe nga ora 15:00 deri në orën 18:00.
Jashtë këtyre orareve, metroja, autobusët dhe tramvajet mund të ndërpresin qarkullimin, në varësi të numrit të punonjësve që do t’i bashkohen grevës. Ndërkohë, trenat rajonalë të Trenord nuk preken nga protesta dhe do të qarkullojnë normalisht.
Edhe në Venecia është paralajmëruar një grevë 24-orëshe, që prek punonjësit e kompanisë ATVO, e cila operon linjat e autobusëve ndërqytetës në pjesën lindore të provincës, përfshirë disa shërbime drejt aeroportit Marco Polo.
Sipas njoftimit të kompanisë, udhëtimet do të garantohen në orare, nga ora 06:00 deri në 09:00 dhe nga ora 12:00 deri në 15:00. Ndërkaq, transporti publik urban i menaxhuar nga ACTV, përfshirë autobusët dhe tragetet turistike (vaporetti), nuk preket nga greva.
Problemet me transportin nuk përfundojnë me ditën e sotme. Italia pritet të përballet me disa protesta të tjera gjatë gjysmës së dytë të nëntorit. Më 14 nëntor, greva do të prekë transportin publik lokal në Bari, ndërsa më 16 nëntor është radha e Napolit, ku ndërprerja është parashikuar nga ora 11:00 deri në 15:00.
Më 20 nëntor është paralajmëruar një grevë e përgjithshme e thirrur nga sindikata CGIL, ku do të përfshihen edhe taksistët. Ndërsa nga 20 deri më 21 nëntor pritet të ketë ndërprerje në transportin hekurudhor në të gjithë Italinë.
Së fundmi, më 21 nëntor, kontrollorët e trafikut ajror të ENAV kanë paralajmëruar një grevë katërorëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00, që mund të ndikojë në trafikun ajror.
Top Channel