Policia greke ndalon shqiptarin e kërkuar ndërkombëtarisht
Në Kakavije polia greke ndaloi një shtetas shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht.
Sipas mediave greke, gjatë kontrollit të ushtruar në doganën greke të Kakavijes nga oficerët e policisë së Departamentit të Kontrollit të Pasaportave ndërsa udhëtonte në drejtim të Greqisë u konstatua se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet zvicerane.
Ai kërkohej për veprat penale të “trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe substancave psikotrope” dhe “pastrimit të parave”, të cilat, sipas legjislacionit zviceran, dënohen me një maksimum prej 20 vitesh burgim.
Pas arrestimit, shtetasi shqiptar u shoqërua në Nëndrejtorinë e Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Janinë, me qëllim paraqitjen e mëtejshme në Prokurorinë e Apelit të Janinës.




