Lamine Yamal rikthehet në kombëtaren spanjolle, gati për sfidën vendimtare ndaj Anglisë Mauricio Pochettino nuk i mbajti dot lotët gjatë konferencës së fundit për shtyp si trajner i kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Argjentinasi e përshkroi largimin si një nga vendimet më të vështira të gjithë karrierës së tij, vetëm pak çaste pasi u konfirmua emërimi i tij te Manchester United. Në konferencën e mbajtur në Atlanta, përkrah drejtuesve të federatës amerikane, Pochettino foli mes emocionesh, ndërsa u detyrua të ndalonte për disa momente për t’u qetësuar dhe të fshinte lotët.
Ai theksoi se projekti me SHBA-në ishte diçka në të cilën kishte besuar dhe që po ndërtonte së bashku me federatën, ndaj ndarja ishte veçanërisht e dhimbshme. Megjithatë, trajneri argjentinas do të drejtojë edhe dy ndeshjet e fundit kundër Haitit, përpara se të nisë zyrtarisht aventurën e re në stolin e Manchester United, më 18 nëntor.
Top Channel