Celebrities Live From Tirana Showbiz

Xhonatan Islami: “Dëshira për liri më ka bërë të humbas një person të rëndësishëm në jetë…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Stenaldo Mëhillin, ka qenë Xhonatan Islami për të folur më shumë për karrierën e tij, pasionin për adrenalinën por dhe mbi jetën personale…

Kjo dëshira jote për liri, a të ka bërë ndonjëherë të humbasësh ndonjë person të rëndësishëm në jetën tënde?

Po, ka bërë. Nuk ka qenë ndonjë person që unë kam patur një lidhje, por ka qenë fillimi i diçkaje. Pikërisht dëshira për liri ka bërë që ta humbas, po.

Si i dukej asaj kjo dëshira për liri, dëshira për të fluturuar në qiell?

Nuk e di a është përgjegjësia ime apo zgjuarsia e saj, mendoj që janë të dyja. Është edhe përgjegjësia ime që unë ta kem të qartë këtë gjë, që liria ime funksionon tek unë tek pjesa e profesionit dhe pasionit, por jo tek pjesa e jetës private, e lidhjes. Dhe besoj që ndoshta ka qenë ky paralelizëm, por ndoshta dhe ana tjetër e medaljes.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.