Një incident i papritur i ndodhi aktores britanike Emma Watson gjatë festës “GQ Men of the Year”, të mbajtur në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles.
36-vjeçarja, e njohur për filmat “Harry Potter”, humbi ekuilibrin dhe përfundoi në tokë. Sipas Daily Mail, ajo u mbështet me duar për të zbutur rënien, ndërsa një person që ndodhej pranë nxitoi ta ndihmonte.
Të lidhura
None found
Në pamjet e publikuara, Watson shfaqej e tronditur pas rrëzimit. Gjatë mbrëmjes, ajo kishte tërhequr vëmendjen edhe me veshjen e saj: një fustan të zi me motive dhe taka bardh e zi.

Kohët e fundit, aktorja është përfolur për jetën private. Ajo është fotografuar në Oksford pranë një mashkulli, me të cilin, sipas dëshmitarëve, po kalonte çaste romantike buzë lumit Thames.
Watson është ndër aktoret më të njohura të brezit të saj, kryesisht falë personazhit Hermione Granger, të cilin e luajti për rreth dhjetë vjet në filmat “Harry Potter”.

Në festë morën pjesë edhe shumë emra të Hollywood-it, përfshirë Andrew Garfield, Matt Damon, Cara Delevingne, Sofia Vergara, Travis Scott dhe Jason Bateman. Mes të ftuarve ishin gjithashtu Monica Barbaro, Halle Bailey dhe Patrick Schwarzenegger.
Fotografët ndoqën edhe largimin e disa pjesëmarrësve: Sofia Vergara u pa duke ikur me Douglas Chabbott, ndërsa Tinashe u rrethua nga fansa që dëshironin të bënin fotografi me të.







