SHBA nis lëvizjet para zgjedhjeve lokale, zyrtarja e DASH takon tre përfaqësues të opozitës, zbardhet fokusi i bisedimeve Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se kundërshtarët politikë dhe persona që ai i cilësoi si armiq të opozitës shqiptare janë përpjekur të zëvendësojnë Partinë Demokratike me një opozitë të kontrolluar.
Duke komentuar protestën në Tiranë, Berisha tha se demokratët e mbështetën atë dhe se, pas ditëve të para, ishin shumicë numerike në sheshet e protestës.
Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe aktorë të tjerë, të cilët i cilësoi si pjesë të një skenari të ngjashëm me atë serb, se synonin të përdornin lëvizjen protestuese për të dobësuar dhe zëvendësuar opozitën.
Sipas tij, thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Partia Demokratike, parti e shitur, opozitë e shitur” ishin pjesë e përpjekjeve për të goditur PD-në.
“Çfarë ndodhi? Edi Rama, armiq të tjerë të opozitës shqiptare dhe të sovranitetit të shqiptarëve, mafia më e rrezikshme e Europës mendoi se do ta përdorë atë lëvizje të madhe për të instaluar në rrugë dhe sheshet e Tiranës skenarin serb dhe besuan verbërisht se do mund të zëvendësonin Partinë Demokratike me opozitë të kontrolluar apo opozitë siç donin ata. Ndaj dhe dolën me moton ‘Rama në burg, Berisha në burg’ dhe Partia Demokratike, parti e shitur, opozitë e shitur.
Besuan verbërisht se me këto qëndrime po kryqëzonin, po gozhdonin Partinë Demokratike. Mirëpo, unë u them atyre, hajde shihni Gjallicën! Kur të mposhtni Gjallicën, ju mund të mposhtni Partinë Demokratike. Ata, një grusht i vogël që mund t’u vësh çdo epitet, nga mëngjesi gjer në darkë me thirrjet e porositura. Cili ishte qëndrimi ynë? Se kjo ishte ana e tyre. Po ana jonë, e demokratëve, cili ishte?
Mbështetje e plotë dhe totale për protestën! Përjashto tre katër ditët e para që ata kanë qenë, demokratët kanë qenë më të paktë, po pastaj aty demokratët kanë qenë shumicë numerike çdo ditë në asaj proteste. A mund të ishim ne tjetërkund, përveçse tek qytetari që protestonte? Jo dhe jo. Ne kemi një moto: I pari qytetari. Pra, ne e duam këtë flamur, por ne duam qytetarin të parin. Ne nuk vëmë kurrë qytetarin të parin, para tij.
Ndaj dhe ne u bashkuam me ta dhe u bashkuam me një kod të hekurt: Asnjë përpjekje për të kapur protestën. Asnjë kritikë për protestën, përveç opozitë e opozitës. Asnjë kusht, por prani maksimale. Me qindra mijëra demokratë, shumë prej tyre të zemëruar nga ato që dëgjonin, shkuan aty çdo natë. Patën mjaft njerëz të cilët kritikonin, pse shkohet aty, si ka mundësi t’i thërret, bën thirrje të marrim, të jemi aty ne, të çosh demokratët kur ata thërrasin kundra teje.
Gabuam ne? Cili ishte qëndrimi ynë? I lavdëruam ata? Jo! I vlerësuam dhe i shpallëm armiq të Partisë Demokratike. Se dua ta kemi të qartë, një gjë është e sigurt, Zoti të vret po nuk i the armikut armik“, tha Berisha.
Top Channel