Rizvanolli thotë se Kosova vazhdon t’i ketë tarifat më të ulëta të energjisë në rajon

Gjatë debatit për energjetikën në Kuvend, deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, kritikoi Qeverinë për përgatitjet e pamjaftueshme për dimrin dhe për vonesat në projektet energjetike. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kontraktimi i kompanisë që mbikëqyr projektin është përgjegjësi e Bashkimit Evropian.

Në vijim të seancës plenare, Mustafa ngriti shqetësimin për kthimin në punë të bllokut B1, pasi janë paralajmëruar vonesa. Ai tha se, edhe pas gjithë kësaj kohe, zgjidhja kryesore vazhdon të jetë krijimi i një taskforce tjetër, ndaj kërkoi të dihet çfarë është bërë ndër vite për ta përgatitur Kosovën për dimra të vështirë. Sipas tij, vendi po hyn në periudhën e dimrit me rrezikun që një prej njësive kryesore prodhuese të mbetet jashtë funksionit.

Të lidhura

None found

Mustafa kujtoi se kthimi i B1-shit në operim ishte planifikuar për 9 dhjetor 2026 dhe e pyeti ministren nëse ky afat do të respektohet, duke theksuar se tashmë është paralajmëruar një vonesë. Ai u shpreh se, pas gati gjashtë vjetësh qeverisje, Qeveria nuk mund t’ia atribuojë më rezultatet trashëgimisë së kaluar, tregjeve ndërkombëtare apo faktorëve të jashtëm. Në vend të arsyetimeve, deputeti kërkoi përgjegjësi dhe përgjigje konkrete.

Rizvanolli kundërshtoi cilësimin e tarifave të energjisë si të papërballueshme. Ajo tha se ato mbeten më të lirat në rajon dhe janë dukshëm më të ulëta se në vendet e tjera të rajonit, ndaj kërkoi që vlerësimet për to të bëhen edhe mbi baza objektive.

Sa i përket projektit, ministrja shpjegoi se ai financohet nga Bashkimi Evropian sipas një marrëveshjeje ndërkombëtare të nënshkruar me Qeverinë e Kosovës në vitin 2018, ndërsa kontraktimi nga BE-ja është kryer në vitin 2019. Sipas saj, BE-ja ka kontraktuar edhe kompaninë mbikëqyrëse, e cila ka kompetencë të ndjekë punimet, të kontrollojë cilësinë e tyre dhe të vlerësojë kujt i atribuohen vonesat e problemet në projekt.


Shtuar më 13.11.2026 18:40

Quantcast
bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet