“Të gjithë në stadium”, nisma e veçantë e Egnatias për ndeshjen e radhës në Conference League

Conference League | 3 minuta më parë

Të enjten e 26 nëntorit, Egnatia do të përballet me Lincoln Red Imps në orën 18:45 në stadiumin “Air Albania”, në sfidën e katërt të fazës së ligës në Conference League.

Klubi rrogozhinas kërkon mbështetjen e tifozëve për këtë ndeshje, madje drejtuesit e Egnatias kanë menduar një gjetje origjinale: duke ofruar bileta me çmim proporcional prej vetëm 200 lekësh duke nisur nga dita e nesërme.

“Ejani të mbështesim Egnatian në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit në UEFA Conference League!

Ekipi ka nevojë për mbështetjen e çdo tifozi, për zërin dhe pasionin e tribunave tona. Së bashku jemi më të fortë!

Nga nesër, biletat do të mund t’i gjeni edhe fizikisht pranë biletarisë së stadiumit Air Albania, me çmimin special të ofertës prej vetëm 200 LEKË”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Egnatia kërkon fitoren e parë në fazën e ligës në Conference League, pasi deri më tani në 3 ndeshje të luajtura kampionët e Shqipërisë kanë arritur të grumbullojnë 2 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme