Italia humbet një prej protagonistëve në fitoren ndaj Francës, Frattesi largohet nga grumbullimi Debutimi me fanellën e Ravennës tashmë është çështje orësh. Në moshën 46 vjeçare, Ronaldinho është gati të kthehet në fushë, 11 vjet pas tërheqjes nga futbolli i luajtur.
Braziliani, ish lojtar i Barcelonës e Milanit, rreth orës 15:00 të kësaj të premteje mbërriti në aeroportin e Forlì nga Barcelona.
Ai që e priti ishte Lorenzo Tonetti, përgjegjës i raporteve me klubin verdhekuq dhe presidenti i Ravennës, Ignazio Cipriani. Ditën e dielë, Ronaldinho do të bëjë debutimin në derbin që do të luhet në orën 17:30 në Stadio Bruno Benelli, ndërsa mëngjesin e së shtunës do të kryejë stërvitjen.
‘Do të hyjë në fushën e lojës në pjesën e dytë-tha trajneri i Ravenna, Andrea Mandorlini–Në çfarë pozicioni? Përpara, do të jetë i lirë të gjejë pozicionin e tij, që është diçka e drejtë për kampionë të një kalibri të tillë’.
Top Channel