Bild: Rusia kërkoi tërheqjen e Finlandës nga NATO. Kremlini dhe Helsinki mohojnë
Propozimi rus për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë thuhet se përfshin tërheqjen e Finlandës nga NATO, heqjen e bazave ushtarake të Aleancës në vendet baltike dhe cedimin e të gjithë Donbasit Moskës , sipas një raporti të gazetës gjermane Bild.
Këto kërkesa, të cilat thuhet se iu paraqitën përfaqësuesve evropianë gjatë bisedimeve në Abu Dhabi, nuk kufizohen vetëm në çështjen territoriale të Ukrainës, por prekin arkitekturën e sigurisë evropiane në tërësi, pasi Moska kërkon të vendosë kufizime mbi praninë dhe veprimin e NATO-s në rajon.
Sipas Bild, pala ruse kërkon gjithashtu që të gjitha territoret ukrainase që ka pushtuar deri më sot të mbeten nën kontrollin e saj, ndërsa kërkon që Ukraina të angazhohet të mos bashkohet kurrë me një aleancë ushtarake. Kërkesa e fundit do të përjashtonte anëtarësimin e vendit në NATO, pa ndikuar domosdoshmërisht në perspektivat e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
Helsinki hedh poshtë pretendimet ruse – Moska gjithashtu i mohon
Informacioni rreth kërkesave ruse shkaktoi reagim nga qeveria finlandeze, me Ministrin e Mbrojtjes Antti Haakonen që e bëri të qartë se tërheqja e vendit nga NATO nuk është në diskutim.
Hakanen, një anëtar i Partisë së Koalicionit Kombëtar (NCP), kujtoi se Moska ka bërë kërkesa të ngjashme për vite me radhë, përfshirë edhe në vitin 2021, duke u përpjekur të kufizojë zgjedhjet e vendeve të Aleancës bazuar në interesat e veta.
“Çështje të tilla nuk janë në asnjë mënyrë të negociueshme. Rusia e di këtë. Është absolutisht skandaloze që po bëhet një propozim i tillë”, tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu dyshime rreth qëllimeve të Moskës në bisedimet e Abu Dhabit, duke vlerësuar se ajo nuk po kërkon një marrëveshje të ndershme, por po përpiqet të zgjerojë axhendën e negociatave, duke vënë në tryezë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë evropiane dhe rolin e NATO-s në tërësi.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi se Rusia ka kërkuar tërheqjen e Finlandës nga NATO.
“Nuk jam në dijeni të një gjëje të tillë. Nuk është bërë asnjë kërkesë e tillë. Në asnjë rast nuk ka qenë pjesë e diskutimeve”, tha ai, sipas agjencisë së lajmeve Interfax.
Alarm në një fabrikë kimike në Rumani, rrjedhja e klorit helmon pesë persona, njëri në gjendje të rëndë
Mashtroi dy të moshuar për 300 mijë euro duke pretenduar se kishte lidhje me Berlusconin, dënohet 41-vjeçarja në Itali
Greva e transportit në Itali, kaos në qarkullim në disa qytete, preken autobusët, tramvajet dhe metroja
- 19:04 Alarm në një fabrikë kimike në Rumani, rrjedhja e klorit helmon pesë persona, njëri në gjendje të rëndë
- 19:00 Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj
- 18:55 “Mélenchon, person non grata”: Izraeli i ndalon hyrjen në vend kandidatit për president të Francës
- 18:47 Cilësia e ajrit në Nju Delhi arrin nivele “të rrezikshme”
- 18:44 Mashtroi dy të moshuar për 300 mijë euro duke pretenduar se kishte lidhje me Berlusconin, dënohet 41-vjeçarja në Itali
- 18:37 Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin (VIDEO)