Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona ka dalë nga rruga në një kthesë në këtë segment.

Në automjet udhëtonin katër të rritur dhe një fëmijë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit janë bërë shpejtësia.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar rëndë. Megjithatë, për kontrolle mjekësore në spital janë dërguar nëna dhe fëmija, të cilët pas ekzaminimeve nuk kanë rezultuar me dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore dhe Policia Shkencore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e rrethanave të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: