Kahn kritikon ashpër Bayernin për rastin Musiala: Klubi ‘bleu’ edhe rrezikun

Kahn kritikon ashpër Bayernin për rastin Musiala: Klubi ‘bleu’ edhe rrezikun

19:05, 13/11/2026

Oliver Kahn ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Uli Hoeness për gjendjen shëndetësore dhe të ardhmen e Jamal Musialës te Bayerni. Ish-portieri dhe ish-presidenti i klubit bavarez kritikoi mënyrën se si drejtuesit kanë zgjedhur të flasin publikisht për situatën e futbollistit gjerman, i cili vuan nga një çrregullim neurologjik.

Gjatë një daljeje në emisionin “Sonntags-Stammtisch” në televizionin BR, Hoeness foli për problemet shëndetësore të Musialës, duke e cilësuar kontratën e tij si një “dilemë”. Ai theksoi se futbollisti vuan nga një sëmundje që nuk mund të kurohet lehtësisht, por që mund të mbahet nën kontroll përmes medikamenteve.

“Ka një sëmundje që nuk mund të shërohet lehtësisht, por që mund të kontrollohet deri në një pikë të caktuar me ilaçe. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse do të arrijë sërish nivelin e performancës që kishte më parë”, deklaroi Hoeness.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje për kontratën e lojtarit, duke theksuar se Bayerni vazhdon ta paguajë sipas marrëveshjes, pavarësisht pasigurisë për kontributin e tij në të ardhmen.

Këto fjalë nuk u pritën mirë nga Oliver Kahn, i cili drejtoi klubin nga viti 2021 deri në vitin 2023. Përmes një reagimi në LinkedIn, ai theksoi se Bayerni duhet të respektojë marrëveshjen e nënshkruar me futbollistin.

“Një klub nuk duhet të sillet sikur përmbushja e një kontrate që e ka nënshkruar vetë të jetë një akt i veçantë humanizmi. Klubi nuk bleu vetëm performancën e lojtarit. Ai ‘bleu’ edhe rrezikun”, shkroi Kahn.

Ish-portieri gjerman vijoi kritikën, duke vënë në dukje kontradiktën mes retorikës së klubeve për familjen dhe mënyrës se si trajtohen lojtarët kur lindin probleme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco