Kombëtarja U21 jep spektakël në Arenën Kombëtare, kuqezinjtë e vegjël i imponohen Luksemburgut në miqësore duke e mundur me rezultatin 3-1, një fitore kjo që erdhi me përmbysje në rezultat.

Ishte pikërisht skuadra mike që gjeti e para rrugën e rrjetës në minutën e 13, një gol ky që gjeti kundërpërgjigjen e Kombëtares U21. Në minutën e 23, kapiteni Ermir Rashica nuk fali dhe shënoi golin e barazimit 1-1.

Pas këtij momenti të besuarit e Alban Bushit nuk u ndalën dhe në minutën e 35, Brruti me një gjuajtje nga distanca përmbysi shifrat duke i dhënë avantazhin 2-1 Kombëtaren U21.

Ai që vulosi përfundimisht fitoren 3-1 të kuqezinjve të vegjël ishre Kevin Dodaj që e shënoi golin në minutën e 88. Kombëtarja U21 në 17 nëntor do të luajë një miqësore luksi, atë me Spanjën, edhe kjo sfidë do të luhet në Arenën Kombëtare.

Top Channel