“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

13 Nëntor 2026 | 21:51

Andon Kume, Ekspert i çështjeve zgjedhore dhe Pedagog, ka folur në “Review” mbi sistemin aktual zgjedhor në vend dhe sfidat e përfaqësimit politik.

Sipas ekspertit, kodi aktual zgjedhor vlerësohet se i favorizon dy partitë e mëdha PS dhe PD që prej ndryshimeve të vitit 2008. Në këtë mënyrë, Kume thekson se është lënë pas dore thelbi i reformave të vërteta demokratike.

“Kodi zgjedhor në fakt është një kod zgjedhor i cili favorizon shumë dy partitë e mëdhaja Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike. Në të njëjtën mënyrë i favorizon të dyja këto parti, jo se ky kod zgjedhor garanton që Partia Demokratike të jetë gjithë kohës në opozitë. Është një kod i bërë nga dy partitë e mëdhaja në funksion të interesave politike të dy partive të mëdhaja dhe kjo ka qenë nga 2008 e deri sot. Kështu ka funksionuar, edhe rregullimet që i janë bërë këtij kodi nëpërmjet reformave zgjedhore”, tha eksperti.

Ai shton se sistemi aktual nuk i përshtatet më realitetit socio-politik të Shqipërisë dhe nevojitet një model më përfaqësues.

“Sot që flasim ka disa mendime që janë hedhur në tryezë se si mund të ndryshohet kodi duke ndryshuar dhe sistemin zgjedhor, duke bërë një sistem zgjedhor me përfaqësues dhe më demokratik. Nuk ka një sistem zgjedhor perfekt. Të gjitha sistemet zgjedhore kanë të mirat dhe defektet e tyre por ka sisteme zgjedhore të cilat i përshtaten në një moment të caktua,  në një realitet të caktuar, një shoqërie të caktuar. Fakti është që ky sistem zgjedhor që kemi ne sot pra proporcional rajonal është një sistem zgjedhor i cili realitetit socialopolitik të Shqipërisë nuk i përshtatet më”, tha Andon Kume.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin...
20:51 | 13/11/2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Ujësjellës Kanalizime Korçë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen 17 të qytetit, për shkak të një defekti të...
20:32 | 13/11/2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu...
20:13 | 13/11/2026