“Kurtizane është eskortë”, debat i ashpër pas fyerjes së Arlindës ndaj Vjollcës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Kurtizane është eskortë”, debat i ashpër pas fyerjes së Arlindës ndaj Vjollcës

    Insajderi
    13 November 2026 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një moment i tensionuar është shënuar gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova 5, ku opinionistja Rudina ka kritikuar banoren Arlinda për përdorimin e fjalës “kurtizane” drejt Vjollcës.

    Rudina iu drejtua Arlindës duke i thënë se duhet të ketë kujdes me fjalët që përdor, sidomos kur nuk e di kuptimin e tyre.

    “Ti nuk e di çka do të thotë kurtizane. Kjo është skandaloze, mos përdor fjalë kur s’ua di kuptimin”, i tha Rudina, teksa ia shpjegoi edhe domethënien e kësaj fjale.

    Opinionistja e cilësoi përdorimin e termit si të papërshtatshëm, duke hapur kështu një tjetër diskutim në studio.

    Megjithatë, Arlinda nuk u tërhoq nga ajo që kishte thënë, duke këmbëngulur se nuk kishte pasur qëllim ta ofendonte Vjollcën.

    “Punë është ajo, s’e kam ofendu”, u shpreh Arlinda, duke dhënë versionin e saj lidhur me deklaratën që shkaktoi polemika.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark