Debutim ëndrrash për Brajan Gruda me fanellën e Gjermanisë. Me numrin 10 mbi shpinë, talenti me origjinë shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës në ndeshjen e parë zyrtare me “Panzerat”.
Interesant është fakti se goli i parë zyrtar me fanellën e Gjermanisë, vjen ndaj Serbisë.
Mesfushori 22-vjeçar tundi rrjetën në minutën e 50-të të sfidës, duke ngritur shifrat në 0 me 3.
Një mbrëmje që Gruda do ta kujtojë gjatë në karrierën e tij.














