Ëndrra shkodrane! Babai luajti me Vllazninë, djali shënon për Gjermaninë Holanda nuk pati aspak mëshirë ndaj Greqisë në ndeshjen e raundit të parafundit të Nations League. Në Johan Cruyff Arena të Amsterdamit, skuadra e Portokallinjve shkatërroi totalisht helenët me rezultatin e thellë 7-0 dhe vijon të jetë në krye të Grupit A2 me 11 pikë.
Holanda i mbylli llogaritë e kësaj ndeshjeje praktikisht që në pjesën e parë të cilën e fitoi me rezultatin e thellë 5-0. Festivali i golave të Portokallinjve nisi që në minutën e 6 me golin e Summerville, një gol që shumë shpejt u pasua nga ai i Reijnders që e çoi rezultatin në 2-0. Skuadra e Xavi Hernandez nuk ishte e përmbajtshme teksa vijoi me shënimin e golave. Reijnders gjeti një tjetër gol duke e çuar rezultatin në 3-0. Greqia arriti të shkurtojë për një moment rezultatin 3-1 me Ioannidis, por goli i tij u anulua. Më pas Holanda shënoi edhe dy herë të tjerë me Reijnders që plotëson tregolëshin e tij dhe Justin Timber për rezultatin 5-0.
Në pjesën e dytë të besuarit e Xavi Hernandez nuk e ndali vrullin e tij teksa shënoi edhe 2 herë me Timber dhe më pas me Malen për të çuar rezultatin në 7-0 që ishte edhe ai përfundimtar i kësaj ndeshjeje që i dha 3 pikët e radhës skuadrës holandeze, ndërkohë që Greqia doli me kocka të thyera.
Top Channel