Një çështje që nisi si skandal personal në kupolën drejtuese të gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, po merr përmasa ndërkombëtare. Tashmë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë tensionuar sepse Kina paralajmëron masa kundër eksporteve të metaleve të rralla, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin kufizime të tjera për shitjen e çipave të avancuar. Situata komplikua pas publikimit të lajmeve për një lidhje jashtëmartesore të ish-drejtorit ekzekutiv Jensen Huang me Alice Huang, një ish-drejtuese kompanie, e cila dyshohet nga autoritetet amerikane për lidhje me shërbimet kineze të inteligjencës. Pekini i ka mohuar vazhdimisht akuzat për spiunazh.