Për herë të parë, Alvin Berisha rrëfen ferrin që përjetoi në Siri/ Nga makthi i ISIS, kampet e tmerrit dhe jeta në Itali

22:13, 13/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Tashmë 18 vjeç, Alvin Berisha vendos të tregojë për herë të parë në një intervistë për Piranjat historinë e tij të jashtëzakonshme, që tronditi opinionin publik dhe bëri xhiron e botës. Një rrëfim që nis me një fëmijëri të ndërprerë brutalisht nga lufta dhe përfundon me shpresën për një jetë të re, larg tmerrit që la pas.

Si ishte jeta mes bombave, frikës dhe pasigurisë? Çfarë kujton Alvini nga periudha kur u përball me realitetin e luftës në Siri? Si funksiononte propaganda e ISIS-it dhe si manipulohej mendja e njerëzve për t'i tërhequr drejt një bote të mbushur me dhunë dhe terror? Për herë të parë, Alvini ndan kujtimet e tij për atë që pa dhe përjetoi, duke rrëfyer edhe realitetin e errët të kampeve ku kaloi një pjesë të jetës.

Një nga momentet më të rëndësishme të rrëfimit është edhe kthimi në Itali, dhe përpjekja për të rindërtuar jetën. Si ndryshoi gjithçka pas rikthimit? Sa e vështirë ishte të niste nga e para, të përshtatej me një realitet krejt tjetër dhe të linte pas kujtimet e një fëmijërie të kaluar mes frikës dhe traumës?

Sot, në moshën 18-vjeçare, Alvini nuk është më vetëm fëmija që bota njohu nga historia e tij e dhimbshme. Ai është një i ri që ka zgjedhur të flasë, të tregojë atë që ka përjetuar dhe të ndajë me publikun një histori që shkon përtej një rasti të zakonshëm njerëzor.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco