Borussia Dortmund ka vendosur të mos rinovojë marrëveshjen e sponsorizimit me kompaninë gjermane të prodhimit të armëve “Rheinmetall”, pas kritikave dhe kundërshtimeve të shumta nga tifozët e klubit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i Bundesligës, i cili aktualisht renditet në vendin e dytë të kampionatit gjerman. Marrëveshja mes palëve, e cila përfundon në vitin 2027, nuk do të zgjatet përtej këtij afati.
Presidenti i bordit drejtues të Dortmundit, Carsten Cramer, ka pranuar se pakënaqësitë e tifozëve dhe anëtarëve të klubit kanë ndikuar në këtë vendim.
“Jemi të vetëdijshëm për kritikat që vijnë nga anëtarët tanë dhe nga disa sektorë të tifozërisë”, deklaroi Cramer në komunikatën për ndërprerjen e bashkëpunimit pas përfundimit të kontratës aktuale.
“Rheinmetall” është prodhuesi më i madh i armëve në Gjermani dhe e ka selinë në Dyseldorf. Kompania merret me prodhimin e pajisjeve ushtarake, përfshirë tanke, topa, sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe artileri detare.
Bashkëpunimi mes klubit gjerman dhe kompanisë së industrisë ushtarake kishte shkaktuar reagime të shumta në radhët e tifozëve, të cilët kishin shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj marrëveshjeje.
Me vendimin e fundit, Dortmundi ka konfirmuar se partneriteti nuk do të vazhdojë pas vitit 2027, duke marrë parasysh edhe kritikat e ardhura nga komuniteti i klubit.
© SYRI.net
Liga e Kombeve, rezultatet e mbrëmjes: Islanda shkëlqen me pesë gola, fitore për Skocinë dhe Andorrën
Macron mbështet Arsène Wenger-in për të sfiduar Infantinon në garën për presidencën e FIFA-s
VIDEO/ Holanda deklason Greqinë dhe siguron vendin e parë, 'tërmet 7-ballësh' në mitikun 'Johan Cruijff'Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: